Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 39-vjeçar. Pas një kontrolli të automjetit me të cilin po udhëtonte, 39-vjeçarit i është gjetur një armë zjarri pa leje.

 

Ai raportohet se u arrestua në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”.  Policia ka sekuestruar armën së bashku me automjetin me të cilin 39-vjeçari drejtonte.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”, automjetin me drejtues shtetasin S. P. Gjatë kontrollit u gjet në kroskotin e këtij automjeti një armë zjarri pistoletë dhe krehëri i saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.