I ftohti që ka përfshirë vendin do të vijojë edhe në ditët e para të kësaj jave. Të hënën temperaturat do të vazhdojnë të bien, ndërsa e marta do të jetë dita më e ftohtë.
Termometri do të shënojë minus 17 gradë në zonat verilindore e juglindore, ndërsa në Tiranë temperaturat do të shkojnë deri në minus 5 gradë. Sipas Meteoalb, gjatë të hënës në verilindje nuk do të mungojnë në formë të izoluar reshjet e dëborës. Moti i ftohtë do të na shoqërojë deri në mesjavë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Të premten do të vijnë masa më të ngrohta, duke sjellë kështu shtim vranësirash, të cilat në jug do të pasohen me reshje të dobëta shiu.
