Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Basha se aika mbështetjn e 95% të demokratëve.

Përmes një postimi në rrjetete sociale, Paloka sfidon Bashën teksa i sugjeron të kërkojë votëbesimin e demokratëve dhe të ndalojë përçarjen e PD. Paloka thekson se vota e atyre që përfaqësojnë duhet të vendosë për të gjithë.

“Lul !
Ne se ke bindjen se 95% e demokrateve te mbeshtesin, atehere na e hiq kete siklet ku na ke futur te gjitheve . Mos jep doreheqje , ne se ke bindjen qe ke vepruar drejte dhe per kete ke mbeshtetjen e 95% te demokrateve , kerko votebesimin e tyre dhe ndale percarjen qe po thellohet cdo dite e me shume prej vendimit tend personal te 9 shtatorit ! Ne se 51 % e jo 95 % e demokrateve te mbeshtesin, ke gjithe legjitimitetin te vazhdosh ne krye te PD e te gjithe demokratet kane detyrimin te bashkohen per te bere betejen me ate qe eshte armiku jo vetem i demokrateve po i gjithe shqiptareve, Edvin Kristaq Ramen!
Po per kete , pas situates qe eshte krijuar, me pare duhet te marresh votebesimin e demokrateve. Vota e atyre qe perfaqesojme duhet te vendose per te gjithe ne”, shkruan Paloka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";