Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, edhe për javën që presim përpara vendi ynë do të vijoj të jetë i “mbërthyer” nga i nxehti afrikan.

 

Fillimi i javës si dhe ditët në vijim (dita e hënë deri ditën e mërkurë) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo për shkak se mbi vendin tonë do të vijojnë ndikimin e tyre masat e nxehta nga Afrika e Veriut.

 

Duke filluar nga dita e enjte situata meteorologjike ndryshon pasi fillon terheqja e masave të nxehta dhe zëvendësohen nga ato më te freskëta me origjinë nga veriperëndimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Moti (dita e enjte) do të jetë i kthjellët por me alternime vranësirash më të theksuara në zonën e veriut ku do të shoqërohen me reshje shiu. Ato të do jenë të dobta dhe sporadike dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtër.

 

Po ashtu edhe për ditën e premte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kësaj radhe më të theksuara në zonën e jugut. Reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët. Përreth relieveve malore në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër. Përgjatë vijës bregdetare do të jenë sporadike në formën e pikave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";