Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një video-mesazh për arsimin, u ndal te transformimi i godinave studentore në Tiranë, përmes ndërtimit të 13 të tillave.

 

ERION VELIAJ

KRYEBASHKIAK, TIRANË

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ne kemi ndërtuar 13 godina të reja konviktesh. Janë rehabilituar 16 nga konviktet ekzistuese.

 

Kreu i Bashkisë tha se Karta Studentore, ofron më shumë se 2 mijë shërbime falas.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Karta e Studentit sot ofron 2,200 shërbime falas dhe çmime të reduktuara për 65,000 studentë. Disa janë publike, disa janë private, por të gjitha japin një kontribut. Me krizën e inflacionit dhe të energjisë, që erdhi si rrjedhojë e luftës së Putinit, përmes Kartës së Studentit ne japim abonenë falas në të gjithë qytetin e Tiranës dhe heqim 50% të kostos së konvikteve.

 

Veliaj foli edhe për rikonstruktimin e Piramidës, e cila pritet të shndërrohet në një qendër inovative, në fillim të pranverës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Unë mezi pres që në Pranverë të përurojmë Piramidën. Piramida do të jetë qendra më e madhe, një lloj shkolle, një lloj pallati i studentëve, i të rinjve, i nxënësve, për teknologjinë e informacionit dhe inovacionin, ndoshta më e madhja në gjithë rajonin tone.

 

Kreu i bashkisë së Tiranës falënderoi edhe mësuesit, për punën dhe përkushtimin në edukimin e brezave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";