Pas më shumë se 48 orësh në arrati është arrestuar Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili qëlloi me plumb në kokë eftkivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia.

Cenalia, 28 vjeç, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Krimi i rëndë u regjistrua më 13 maj, rreth orës 13:00 në fshatin Baltëz të Fierit.

Mërnica pas një konflikti të momentit për kalimin në rrugë, qëlloi me plumb në kokë efektivin dhe më pas u arratis me makinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E pranishme ishte edhe e ëma e 23-vjeçarit, e cila pa të gjithë ngjarjen. Para uniformave blu ajo dëshmoi se gjithçka ndodhi shumë shpejt, ndërsa pas konfliktit dëgjoi një të shtënë arme.

Forcat e RENEA-s dhe FSSH për dy ditë zhvilluan kërkime intensive dhe ditën e sotme kanë arritur që ta lokalizojnë dhe prangosin.

Lajmi në përditësim….

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";