Është zbardhur dëshmia e Marian Kodhelit, 25 vjeç, i cili mesditën e djeshme vrau me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli, në Durrës. Pas krimit, i riu u arrestua dy orë më vonë në zonën e plazhit, ku ishte përpjekur të fshihej përkohësisht.

Gjatë marrjes në pyetje, 25-vjeçari ka deklaruar se veprimin e ndërmori pas një debati me të atin, duke pretenduar se ai e “stresonte dhe nuk e linte të qetë”.

Isha duke ngrënë bukë në drekë dhe babai mu turr, s’po më linte rehat. Nuk e mbaj mend saktësisht çfarë më tha, por mora thikën dhe e qëllova. Kemi patur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia, para 6 muajsh,” mësohet të ketë thënë ai para hetuesve.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Marian Kodheli kishte jetuar për disa vite jashtë vendit, fillimisht në Francë për rreth 6 vjet, më pas në Greqi, nga ku ishte kthyer në Shqipëri gjashtë muaj më parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Familjarë të autorit kanë deklaruar se dy vite më parë ai është vizituar në spital, ku një mjeke e ka këshilluar të kontrollohej tek një psikiatër. Megjithatë, as ai dhe as familjarët nuk e kanë ndjekur këtë rekomandim, duke përjashtuar mundësinë që ai të kishte probleme të shëndetit mendor.

Burime pohojnë se edhe babai i tij kishte qenë kundër që i biri të kryente këtë vizitë.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa 25-vjeçari pritet të dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë në ditët në vijim.

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";