Deputetët britanikë kanë kërkuar dje veprime urgjente për të “shtrënguar” rrjetet e kontrabandës me gomone, por jo vetëm, që sigurojnë miliona paund në javë.

 

Thirrjet erdhën pasi një hetim i fshehtë në Daily Mail, ekspozoi një gangster shqiptar që drejtonte hapur kontrabandën në qytetin Dunkirk të Francës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I quajtur “Luani i Artë”, shqiptari fiton rreth 1 milion paund në javë duke dërguar emigrantë në Britani me gomone. Media publikon pamjet e tij, gjatë një regjistrimi të fshehtë, ndërsa nuk bëhet me dije emri i tij.

 

Ai u tha gazetarëve që e takuan si klientë, se mund t’i merrte për 4500 £ secili dhe premtoi se autoritetet britanike do t’u jepnin ushqim, batanije dhe gjithçka që u nevojitej përpara se t’i vendosnin në një hotel.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pas kësaj, ju mund të shkoni ku të doni,” tha ai.

 

Shqiptari është kapur nga policia franceze disa orë pasi u takua me gazetarët e infiltruar – vetëm për t’u liruar mëngjesin tjetër. “Ai është vetëm një nga shumë anëtar bandash të organizuara trafikimi që gjetëm në Francën veriore – njëra prej të cilave ka 600 njerëz në një listë pritjeje për vende në varka të vogla”, thotë Daily Mail.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më shumë se 32,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla deri më tani gjatë këtij viti – më shumë se sa kanë kaluar gjatë gjithë vitit 2021. Shqiptarët përbënin rreth 60 përqind të tyre.