Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dha një deklaratë të gjatë para gjykatës në procesin ku ai është marrë i pandehur për shpërthimin e Gërdecit.

 

Ai e filloi fjalën duke kërkuar ndjesë, e duke shprehur keqardhjen për 26 viktimat dhe qindra të plagosurit nga shpërthimi i 15 marsit të 2008.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por Mediu thotë se rihapja e çështjes është në shkelje të ligjit.

 

FATMIR MEDIU

I PANDEHUR NE DOSJEN “GERDECI”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Është plotësisht e qartë që rihapja e çështjes penale në ngarkimin tim dhe më shumë akoma vazhdimi i këtij gjykimi, është haptazi në kundërshtim me Kodin Penal dhe atë Procedural Penal, me Kushtetutën, si dhe me Konventën Europiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut.”

 

Njëherazi ai e konsideron të pabazë dosjen e prokurorisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

FATMIR MEDIU

 

“Neni 66 i Kodit Penal parashikon se nuk mundet të ushtrohet ndjekja penale nëse nga dita që është kryer vepra, deri në ditën që personi merret i pandehur, kanë kaluar 10 vjet, për rastin e veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Cila është baza ligjore që i ka dhënë të drejtën prokurorisë të ngrejë akuzë ndaj meje, pasi kanë kaluar më shumë se 10 vjet nga 15 marsi i vitit 2008, momenti kur mendohet të jetë kryer vepra penale?”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Teknologjia e përdorur në procesin e demontimin të armëve ishte më e mira thotë ai, ndërsa akuzën e quan të pathemeltë.

 

FATMIR MEDIU

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Se sa e pathemeltë është sot më shumë se dje akuza ndaj meje e tregon fakti se unë akuzohem se veprën penale të shpërdorimit të detyrës e kam kryer në bashkëpunim me persona, të cilët në fakt me vendim përfundimtar dhe të formës së prerë janë shpallur gjyqësisht të pafajshëm!!!!”

 

Mediu akuzohet nga SPAK për shpërdorim të dyfishtë të detyrës, sipas kodit penal e atij ushtarak.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";