Në qytetin e Gjirokastrës ashensori i një pallati është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 të ditës së sotme ne një pallat në lagj “ Kodra e Shtufit” kur në ashensorin e bllokuar në katin e parë janë shfaqur flakët. Në momentin e zjarrit brenda ashensorit nuk ndodhej njeri.

 

Zjarri dhe tymi kanë shkaktuar frikë dhe panik tek banorët e pallatit ndërsa është dashur ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës për shuarjen e zjarrit. Ashensori nuk përdorej prej disa muajsh nga banorët ndërsa dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në brendësi të ashensorit të pallatit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";