Një banesë në Korçë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit juglindor, ndërsa nga zjarri ka pësuar djegie trupore pronari i banesës, shtetasi K. Zh., rreth 89 vjeç.

Probleme me frymëmarrjen ka pasur edhe 47-vjeçarja me iniciale B.B, e cila kujdesej për të moshuarin.

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 4, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Zh., rreth 89 vjeç, i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen”, njofton policia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale./vizionplus.tv