Një 31-vjeçar ka pësuar djegie në trup për shkak të zjarrit të një motoskafi.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drimadhes në Dhërmi, ndërsa 31-vjeçari ishte duke e riparuar mjetin ujor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas ndihmës së nevojshme që ka marrë në Spitalin e Himarës, i riu është nisur drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

 

Dhërmi/Informacion paraprak
Më datë 06.06.2022, në fshatin Drimadhes, Dhërmi, ka marrë flakë, gjatë riparimit të tij, një motoskaf. Për pasojë shtetasi N. L., 31 vjeç, i cili po merrej me riparimin e motoskafit, ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit.
31-vjeçarit iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";