Eriola Hoxha, bashkëjetuesja e ish-numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj, është personi i radhës që SPAK merr të pandehur për dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Akuzat e “fshehjes, mosdeklarimit të pasurisë” si dhe “pastrim parave” iu komunikuan avokatëve të saj, pasi vetë Eriola Hoxha ndodhet në arrati së bashku me ish-zëvendëskryeministrin, Arben Ahmetaj.

Ndërkaq të martën ka qenë ish-gruaja Albina Mançka që u njoh me akuzat e Prokurorisë së Posaçme.

Për këtë procedim SPAK ka sekuestruar dy vilat në Palasë dhe Hamallaj, njëra në emër të Mançkës dhe e dyta në pronësi të Eriola Hoxhës./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";