Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video me momentet nga Foltoret e zhvilluara nëpër disa qytete, gjatë ditëve të fundit.

Berisha shprehet entuziast dhe optimist për të ardhmen e gjithë Shqipërisë.

“Miq, një përshëndetje të përzemërt me këtë video për Foltoren, që me entuziazmin tuaj të zjarrtë po mbulon me vellon e bukur të shpresës mbarë Shqipërinë”, shkruan Berisha në rrjete sociale.

Kujtojmë se deri tani, ish kryeministri ka zhvilluar pesë “Foltore, në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Shkodër. Kjo lëvizje e Berishës vjen pasi kreu i PD, Lulzim Basha vendosi ta përjashtojë ish kryeministrin nga grupi parlamentar i PD, pas shpalljes non grata nga SHBA.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";