Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takimi me një grup të rinjsh të programit të OSBE-së në Shqipëri “Youth Trail”, që synon të promovojë bashkëpunimin e rinisë shqiptare me bashkëmoshtarët e tyre nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

 

Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i OSBE-së, Vincenzo Del Monaco, ndërsa Kreu i Shtetit ka theksuar rëndësinë e angazhimit dhe përfshirjes aktive të të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, për të përshpejtuar proceset integruese të vendeve tona dhe konsoliduar arritjet e deritanishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ka ardhur koha për një zgjim dhe shkundje të rinisë, për të marrë në dorë fatet e saj dhe të së ardhmes së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për këtë është e domosdoshme që rinia të jetë e bashkuar dhe ndërvepruese, veçanërisht për të nxitur llogaridhënien në çdo nivel dhe refuzuar politikat qeverisëse, që nuk i dëgjojnë, nuk i përfshijnë dhe nuk ju japin asnjë mundësi për të shpalosur potencialet e tyre.

Shqetësimi im i madh është shpopullimi, veçanërisht largimi i të rinjve, që përbën një kërcënim mjaft serioz për të ardhmen e vendeve tona, veçanërisht të Shqipërisë. Është thelbësore të rikthejmë shpresën dhe besimin tek të rinjtë, për t’u krijuar të gjitha hapësirat për të ndërtuar në vendin e tyre, të ardhmen e sigurt europiane”, është shprehur Presidenti Meta.