Periudha e praktikës për të diplomuarit në mësuesi, pas studimeve master, nuk do të zgjasë më 1 vit, por vetëm 3 muaj.

 

Ministria e arsimit bën me dije se ky shkurtim vjen si unifikim i kohëzgjatjes së praktikës edhe me profesionet e tjera të rregulluara, si ai i mjekut, i infermierit dhe i psikologut, të cilët gjithashtu e kanë kohëzgjatjen e praktikës tre muaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me ndryshimet e reja në rregulloren e praktikës për profesionin e rregulluar të mësuesit, behet e mundur që të gjithë studentët dhe të sapodiplomuarit të aplikojnë më shpejt në portal e të punësohen në një kohë më të shkurtër në institucionet arsimore.