Presidenti Ilir Meta, thotë se ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj, pasi kanë një politikë më të qëndrushme krahasuar me Shqipërinë.

 

Sipas Metës, Maqedonia e Veriut e emetoi Eurobondin me normë interesi 1.65% ndërsa Shqipëria me normë interesi 3.75%.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj, të cilët kanë më shumë besim në politikat e qëndrueshme, që po zbatohen në këto shtete krahasuar me Shqipërinë.

Në vitin 2021, Maqedonia e Veriut emetoi Eurobondin me afat maturimi 10–vjeçar me normë interesi 1.625%, Serbia me normë interesi 1.65%. Ndërsa Shqipëria me normë interesi 3.75%”, shkruan Meta.