Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim me strukturat e partisë së tij në Durrës.

Meta u shpreh se në zgjedhjet e kaluara Durrësi përjetoi një një presion të jashtëzakonshëm nga mafia sipas tij qeveritare.

Ashtu si edhe për Tiranën ditën e djeshme, Meta akuzoi sërish qeverinë për betonizimin e Durrësit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Durrësi përjetoi si rrallë zona të tjera një presion të jashtëzakonshëm të masës qeveritare dhe gjithë grupeve të tjera mafioze të cilat duan ta mbajnë Shqipërinë nën pushtetin e tyre të friksimit, të korrupsionit, që jemi dëshmitar të gjithë për suksesin e jashtëzakonshëm të importit të bananeve dhe njëkohësisht të monopoleve.

Unë besoj që Durrësi që është viktima e dytë më e madhe e korrupsionit, betonizimit, pastrimit të parave pas Tiranës ka shumë arsye jo vetëm për të reaguar, për të zgjuar qytertarëinë, për të mbrojtur komunitetin, familjen dhe vlerat e saj, por edhe të ardhmen, sepse është qytet që ka vuajtur nga një pasiguri e madhe. Ne e dime se pasojat e tërmetit erdhën nga korrupsioni. E dinimin që Durrësi është rajon me probleme serioze nga pikëpamja sizmiologjike.

Ne e dimë që një pjesë e ndërtesave që u shkatërruan, dhe për fat të keq pati viktima, erdhi si pasojë e korrupsionit”, tha Meta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";