Presidenti Ilir Meta e quan të stisur situatën në selinë e Partisë Demokratike. Sipas tij, përmes gjendjes së krijuar në PD tentohet largimi i vëmendjes nga çështje të tjera të rëndësishme.

 

“Ato që ndodhin tek selia janë përpjekje të stisura, të mirëorganizuara për të larguar vëmendjen. Kështu që asnjë shqetësim për atë çështje. Në qoftë se do kishte thënë Gjykata që dekretet e presidentit ishin antikushtetuese do shkonim në Gjykatat europiane, jo vetëm për të mbrojtur qytetarët shqiptarë, por dhe ata europianë se përbën precedent.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më tej, ai këmbënguli se edhe 50 vitet e ardhshme do të jetë në krye të të gjitha përpjekjeve për vendosjen e sovranitetit të qytetarëve.

 

“Mos kini merak se 30-40-50 vitet e ardhshme këtu do më keni. Mos u shqetësoni. Do jem në krye të gjitha përpjekjeve për vendosjen e sovranitetit të qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Meta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";