Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, presidenti Ilir Meta bëri një panoramë të situatës ku ndodhet media shqiptare, sipas tij.

 

Meta deklaroi në rrjetet sociale se një pjesë e mirë e medieve janë nën censurë dhe se gazetarët kërcënohen. Ai inkurajoi gazetarët të kryejnë detyrën e tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit i gjen shumicën e mediave shqiptare nën censurën e qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë. Fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien. Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me censurën dhe autocensurën. Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurtë dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste. Pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci!