Presidenti Meta u prit në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

 

Presidenti Meta i shprehu Kryeparlamentarit Konjufca vlerësimet për përparimin e gjithëanshëm të Kosovës, duke vlerësuar në veçanti proceset e fundit zgjedhore, si një shembull i shkëlqyer i konsolidimit të institucioneve, shtetit ligjor, nivelit të demokratizimit dhe vetëdijesimit të mbarë shoqërisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e thellimit dhe forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërparlamentar mes vendeve, duke evidentuar rëndësinë e konkretizimit të të gjitha angazhimeve ndërqeveritare mbi heqjen e barrierave ekonomike dhe tregtare ndërmjet nesh, nëpërmjet nismave konkrete ligjore.

 

Meta nënvizoi nevojën për konsensus politik të brendshëm dhe një platforme gjithëpërfshirëse për vijimin e dialogut me Serbinë, në bashkëpunim shumë më të ngushtë me partnerët tanë strategjikë të angazhuar për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen europiane të rajonit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë kuadër, Presidenti Meta dhe Kryeparlamentari Konjufca ndanë të njëjtin vlerësim për domosdoshmërinë e vijimit të Procesit të Berlinit, si nismë gjithëpërfshirëse, efikase dhe që ka dhënë rezultate konkrete, përkundrejt “Ballkanit të Hapur”, që rezulton një projekt përçarës dhe përjashtues.Kreu i Shtetit theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që urojmë të ndodhë sa më pare, bent e ditur Presidenca, ne njoftimin e shpërndarë për mediat.