Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu.

 

Pas përfundimit të takimit, për mediat Meta tha se rruga e opozitës janë protestat. Sipas tij, protestat dhe zgjedhjet janë  përgjigjja më e mirë për të mundur mazhorancën socialiste.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai theksoi se me Berishën kanë diskutuar për shumë çështje, por nuk zgjodhi t’i flasë publikisht.

 

Ne do të ecim në rrugën e protestës dhe në rrugën e zgjedhjeve dhe protesta dhe zgjedhjet do t’i japin fund këtij regjimi, që është kërcënim për vendin tonë”, tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky takim vjen pak ditë pasi Meta dhe grupimi  i Berishës, që nuk përfaqëson Partinë Demokratike zyrtare, dorëzuan në KQZ listën me emrat e anëtarëve të Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet e 14 majit. Edhe PD e Alibejat i dorëzoi në KQZ emrat e komisionerëve.