Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ripërsëritur thirrjen e tij në drejtim të qeverisë për tërheqje nga amnistia fiskale.

 

Në një konferencë për mediet ditën e sotme, Meta, tha se kjo iniciativë  do të favorizonte qartësisht botën e krimit dhe do të godiste biznesin e ndershëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, sipas kreut të PL, kjo iniciativë do të dëmtojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

 

“Ne nuk kemi ende një administratë tatimore dhe me mjetet e duhura të kontrollit dhe zbatimit të ligjit dhe njëkohësisht duhet një kornizë efektive në luftën kundër pastrimit të parave dhe luftën kundër terrorizmit. Kjo iniciativë e kryeministrit aktual do të favorizonte qartësisht botën e krimit, duke i ofruar mundësi që të ardhurat e përfituara nga krimi të pushtojnë ekonominë vendase. Do të goditej biznesi i ndershëm dhe do dekurajoheshin investimet e huaja në Shqipëri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Do të minojë besimin e shoqërisë te shteti i së drejtës dhe do të nxitej edhe më shumë ekonomia informale. Do minoheshin përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar, i cili sipas raporteve e ka kthyer Shqipërinë në një baza operacionale. Sikurse ka përsëritur BE do dëmtohej procesi i bashkëpunimit  me vendet partnere dhe vetë procesi i integrimit në BE”, tha Meta.