Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, u diagnostikua të martën me pneumoni dhe koronavirus.

Lajmi u bë i ditur nga Qendra Klinike Universitare në Banja Llukë, një ditë pasi Dodik u shtrua në spital “me të vjella dhe dhimbje në stomak”.

“Gjendja shëndetësore e Dodikut është stabile, ai ndjehet mirë dhe po merr terapinë e duhur”, thuhet në njoftim.

Zyra e Dodikut ka thënë më herët se ai ka dalë negativ në testin për koronavirus më 19 dhjetor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Dodik, 61 vjeç, është testuar dhe vetizoluar pas takimit me një person të infektuar./REL