24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit janë mbledhur në Tiranë, në takimin e Ministrave të Jashtëm , i cili I paraprin Samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023.

 

Takimi drejtohet nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Igli Hasani i cili ka mikpritur homologun grek George Gerapetritis, Komisionerin e  BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi, Ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Dacic, kryeministrin ne detyre dhe njekohesisht Ministrin e Jashtem ne detyre te Malit te Zi Dritan Abazovic dhe kryediplomaten gjermane Annalena Baerbock.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo e fundit është prononcuar për mediat para hyrjes në Pallatin e Brigadave.

 

Në takim do të marrin pjesë gjithashtu edhe Përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; Ministrat e Jashtëm të Kosovës,  Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve të tjera anëtare të Procesit të Berlinit si Austria, , Hungaria etj. Pjesë e Procesit të Berlinit janë edhe RCC dhe RYCO.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Takimi do të ketë 2 sesione të cilat do të jenë të mbyllura dhe në fund Ministri Hasani, Ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.