Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane janë në një fazë intensive.

 

Këtë e dëshmon numri i lartë i grupeve të përbashkëta investiguese, mes dy shteteve, për hetime që shtrihen në 2 vendet fqinje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deklaratat u bene nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë takimit që pati me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Italian, Prefektin Vittorio Rizzi.

 

 

“Bashkëpunimi me Polizia di Stato dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese italiane është në nivelin më të lartë dhe më efikas. Kemi ngritur 14 ekipe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike, krimin kibernetik, financiar etj”, shkruan Ministri Balla në rrjetet sociale, pas takimit mbajtur në Tiranë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";