Ministri i Brendshëm, Taulant Balla prezantoi sot në Kukës, prefektin e ri të qarkut, Albert Halilaj. Në ceremoninë e zhvilluar, Balla shoqërohej edhe nga deputeti Pandeli Majko e zyrtarë të lartë vendorë. Në fjalën prezantuese, Balla ka folur mbi nevojën e rishikimit dhe ridimensionimit të rolit të prefektit.

 

“Ka ardhur koha për të rishikuar dhe ri-dimensionuar rolin e prefektit në kuadër të reformës administrative territoriale dhe ligjit për vetëqeverisjen vendore”, tha Balla, duke nënvizuar se sipas ligjit, prefekti është autoriteti më i lartë vendor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke folur rreth raporteve të prefektit me të zgjedhurit lokalë, Balla tha se prefekti duhet të monitorojë vazhdimisht vendimet e marra nga këshillat bashkiake.

 

“Natyrshëm është dhe marrëdhënia e prefektit me të tria Bashkitë. Të gjitha vendimet e këshillave konfirmohen nga prefekti. Prandaj z. prefekt roli juaj merr një rëndësi shumë të madhe, pasi duhet vlerësuar ligjshmëria e tyre. Nëse konstatohet se vendimi i këshillit bashkiak bie ndesh me legjislacionin apo interesat publike, ju keni të drejtë t’i rikthesh për rishqyrtim”, u shpreh Balla.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më tej Ministri i Brendshëm Balla foli rreth problemeve që kanë të bëjnë me shërbimet ndaj publikut, sidomos gjatë sezonit veror.

 

“Duhet të përmirësojmë shërbimet publike. Është e rëndësishme që në këtë kohë dhe në këtë pikë të pushimeve, një pjesë e motrave dhe vëllezërve që kthehen nga emigracioni, t’u krijojmë kushtet dhe shërbimet të jenë pa ndërprerje” tha Ministri.
Prefekti i ri i qarkut Kukës Albert Halilaj u emërua në këtë detyrë nga Kryeministri Edi Rama më 19 korrik, pas lirimit nga detyra e ish-prefektit të qarkut Ali Hallaçi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";