Dënimi përfundimtar kundër Mladiçit përbën një kontribut të rëndësishëm në ndjekjen penale të mizorive të tmerrshme të kryera në ish-Jugosllavi, deklaroi ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth.

”Autorët e gjenocidit, të krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit duhet të mbajnë përgjegjësi. Pajtimi ka nevojë për të vërtetën dhe pranimin e fakteve”, thekson ai.

Gjykata e OKB-së në Hagë mbështeti dje dënimin me burgim të përjetshëm të vitit 2017 për gjeneralin serb, Ratko Mladiç për gjenocid dhe krime të tjera lufte në Bosnje-Hercegovinë.

Në shkallë të parë, i pandehuri 78-vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mladiç u bë i njohur si ”Kasapi i Ballkanit” gjatë luftës në Bosnje 1992-95.

Në vitin 2017 ai u dënua me burgim të përjetshëm për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, përfshirë rrethimin e Sarajevës që zgjati për vite dhe me mbi 10 000 të vdekur, për persekutimin dhe dëbimin e myslimanëve dhe kroatëve të Bosnjes dhe gjenocidin e Srebrenicës.

Nën drejtimin e Mladiç, trupat serbe pushtuan zonën e mbrojtur nga OKB të Srebrenicës në 1995 dhe më pas vranë më shumë se 8 000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë.

Masakra e Srebrenicës, e përcaktuar si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e Kombeve të Bashkuara në 2007, konsiderohet si mizoria më e madhe në Europë që nga Holokausti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";