Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris tha të hënën se rastet me koronavirus do të vazhdojnë të rriten, duke shtuar se ka dy rrugë të mundshme për sëmundjen.

Skenari i mirë, u tha ai gazetarëve është që pandemia të arrijë kulmin në javën e parë të dhjetorit, ndërsa skenari i keq është që kulmi i pandemisë do të jetë pas Krishtlindjeve.

Plevris përsëriti se “nuk do të ketë (bllokim të përgjithshëm), as nuk ka një rekomandim për këtë nga komiteti shkencor” që këshillon qeverinë. Arsyeja: “73% e popullsisë së rritur është vaksinuar dhe nuk rrezikon nga sëmundje të rënda”, tha ministri.

Dhe, megjithëse ministri tha se vaksinat përforcuese “po shkojnë shumë mirë”, ai pranoi se, me rritjen e presionit në sistemin shëndetësor nga vala aktuale pandemike, “ne nuk kemi atë numër vaksinash që duam… nuk ka interes nga të moshuarit për dozën e parë.” Ai sqaroi se të pavaksinuarit mbi moshën 60 vjeçare në përgjithësi nuk janë të interesuar për injeksione.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rezervimet për dozat e para të vaksinave janë rritur në javët e fundit, pas rritjes së infeksioneve të reja, por ato vijnë kryesisht nga të rinjtë.

“Ne do të kemi një dimër të vështirë përpara nesh,” tha Maria Theodoridou, Presidente e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, gjatë konferencës së rregullt të së hënës për mediat.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";