Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është takuar me homologun e tij spanjoll, Jose Manuel Albares. Ministri Hasani bën me dije se i ka shprehur falenderimet homologut të tij, për qëndrimet e mbajtura të Spanjës ndaj Shqipërisë.

“Kënaqësi të takoja homologun tim spanjoll, Jose Manuel Albares, në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, në Bruksel.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Falenderova ministrin Albares për mbështetjen e Spanjës dhe Presidencës së Këshillit të BE për avancimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit evropian”, tha ai.

Ministri Hasani thekson se Shqipëria pret mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare, si një çështje me rëndësi për vendin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në pritje të hapjes së grupit të çështjeve themelore në kuadër të Konferencës së Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që presim të mbahet sa më shpejt”, nënvizon ai.

Sjellim në vëmendje që Spanja mban aktualisht Presidencën e Këshillit të BE.