Ministri serb i financave, Siniša Mali deklaroi se “Ballkani i Hapur” është një nismë vizionare e Presidentit Aleksandër Vuçiç, e cila do të lidhë Serbinë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në një zonë të vetme ekonomike, e cila do të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e të gjithë rajonit.

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, nëse të gjitha këto masa i zbatojmë në mënyrën e duhur, do të kemi rritje të PBB-së në të gjithë rajonin deri në 7%.

“Për qytetarët e Serbisë “Ballkani i Hapur” do të thotë shumë, pasi jemi ekonomia dominuese më e madhe në rajon. Vendi ynë ka përfitimin më të madh nga ai treg i hapur, si në eksporte, ashtu edhe në hapjen e fabrikave.

Neve tani na mungon fuqia punëtore, gjë që më së shumti vihet re te punësimi kur investitorët hapin fabrika të reja. Marrëveshja për njohjen e certifikatave fitosanitare dhe veterinare ishte ndoshta pengesa më e madhe për qarkullimin e shpejtë të mallrave përtej kufijve”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mali gjithashtu përmendi faktin se tani qytetarët do të mund të punojnë në cilindo nga tre vendet në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” dhe vlerësoi se një nga përfitimet më të mëdha të iniciativës është se doganat, autoritetet fitosanitare dhe veterinare do të bëjnë punë inspektuese 24 orë në shtatë ditë në javë, e cila siguron qarkullimin e papenguar të mallrave dhe njerëzve.

Mali tha se Komisioni Europian ka mbështetur iniciativën “Ballkani i Hapur”, sepse edhe Bashkimi Europian është i interesuar për progresin ekonomik të rajonit dhe synimi i të tre shteteve është anëtarësimi në familjen europiane.