Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shtyrë sërish afatin e regjistrimit të nxënësve në arsimin parauniversitar. Në një njoftim zyrtar theksohet se Ministria e Arsimit u jep mundësinë të gjithë nxënësve në arsimin parauniversitar, të cilët ende nuk janë regjistruar nëpërmjet portalit e- Albania, por vijojnë mësimin fizikisht, të regjistrohen online brenda datës 30 shtator.

 

Kjo, nisur nga fakti se, viti 2023-2024 është viti i parë shkollor, ku, i gjithë dokumentacioni shkollor (regjistra, fletë informuese për prindërit, dëftesa, etj.) do të realizohet vetëm nëpërmjet sistemit SMIP.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministria e Arsimit dhe Sportit i’u kërkon të gjithë strukturave të saj të varësisë si, DPAP, DRAP, ZVAP dhe drejtorive e institucioneve arsimore, të mbështesin dhe asistojnë personat që ushtrojnë përgjegjësi prindërore, që asnjë nxënës të mos mbetet i paregjistruar brenda afatit të përcaktuar.