Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një bisedë telefonike me homologen e saj, Ministren e Jashtme spanjolle, Arancha Gonzalés Laya.

Kryediplomatja Xhaçka njohu homologen spanjolle me progresin e bërë nga Shqipëria në adresimin e kritereve për hapjen e negociatave, duke theksuar se vendi ynë ka përmbushur të gjitha kushtet për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e deritanishme të Spanjës në këtë drejtim.

Në fokus të bisedës ishte edhe nxitja e mëtejshme e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, si dhe përditësimi për situatën e krijuar nga pandemia dhe masat e marra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";