Ministrja gjermane e Europës, Anna Luhrmann ka qenë sot në Tiranë. Ajo është pritur nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

 

Ky i i fundit në konferencën për mediat vuri theksin se Shqipëria i ka bërë detyrat për integrimin në Bashkimin Europian. Ai tha se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është domosdoshmëri, pasi sipas saj nuk duhet lënë një vakum për t’u përdorur si lojë nga vendet e treta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shqipëria vazhdon të referojnë një mbështetje rreth 90% për procesin e integrimit në BE, i shpreha keqardhjen se tashmë ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, sot që flasim nuk ka asnjë vend anëtarë të BE që të ngrejë një problematikë në Shqipëri, që të pengojë hapjen e negociatave, edhe pse Komisioni e konfirmon këtë, akoma besoj në 6 muajt e ardhshëm shpresojmë të kemi hapjen formale të negociatave, në bazimin e meritës ku Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë. Jemi gati të kapim kohën e humbur. Ndava falënderimin për kontributin e qeverisë gjermane dhe i kërkova që Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet si një vakum për mundësi për lojëra të vendeve të treta. Nuk lamë pa theksuar elementin e sigurisë, hapja e negociatave jep një sinjal shumë të fortë për garancinë e të ardhmes në BE, vetë procesi i integrimit është reforma e thella sektoriale dhe këto element e bëjnë integrimin strategjik”, tha Ahmetaj.