“Nuk është larg momenti kur ne do të jemi në gjendje të lëvizim lirshëm pa përdorimin e maskës”. Kështu u shpreh presidentja e mjekëve të spitalit Athinë-Pire, Matina Pagoni gjatë një interviste në mediat greke.

“Unë mendoj se vera do të jetë krejtësisht e ndryshme” tha zonja Pagoni, duke shtuar: “Mendoj se mesi i shtatorit do të jetë data kur do t’i hedhim maskat dhe të ndihemi të lirë. Maskat mund të hidhen kur rreth 90% e vaksinave të kenë mbaruar deri më 15 shtator” tha ajo.

Megjithatë, duhet të qëndrojmë të kujdesshëm deri atëherë. “Duhet ta mbajmë, pasi ngarkesa virale është akoma e lartë, veçanërisht në Atikë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, shpjegoi ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";