Dega e Partisë Demokratike në Maliq ka prezantuar ditën e sotme zyrtarisht kandidatin e kësaj force politike për zgjedhjet lokale të 14 majit. Bëhet fjalë për mjekun e njohur Alfred Gega, i cili është një figurë aktive në jetën politikë të Partisë Demokratike.

 

Gega ka konkuruar për deputet të kësaj force politike edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prezantimi i kandidatit të PD-së për bashkinë e Maliqit është bërë përpara anëtarëve të kësaj force politike dhe aleatëve të saj, nga deputeti Edmond Spaho, i cili pasi ka paraqitur jetën politike të mjekut Alfred Gega, është ndalur jo vetëm tek situata e rëndë politike në vend, por Spaho u ka kërkuar demokratëve të shkojnë të bashkuar në zgjedhjet e 14 majit.

Mjeku Alfred Gega pasi ka falenderuar anëtarësinë për besimin e treguar, i ka siguruar ata se të gjithë së bashku do t’ja dalin për të fituar bashkinë e Maliqit.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare kandidati i Partisë Demokratike Alfred Gega, në rang qarku ka marrë 2829 vota, ndërkohë që në këto zgjedhje në bashkinë e Maliqit Gega ka marrë 1417 vota.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";