Bashkia e Kuçovës nderoi këtë të shtunë sot me titullin e lartë “Qytetar Nderi” mjekun Tritan Kalo. Në ceremoninë e organizuar ishin të pranishëm përfaqësues të Bashkisë Kuçovë, deputetja Ermonela Felaj, përfaqësues të Këshillit Lokal të Ambasadorëve të Paqes për Kuçovën. Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari vlerësoi punën dhe përkushtimin e tij si mjek në betejën kundër COVID-19.

 

“Mjeku Kalo si një figurë e shquar i mjekësisë mbarëshqiptare, me rol dhe kontribut të paçmuar në përballjen me pandeminë botërore shkaktuar nga COVID-19, ku me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm vazhdon të punojë duke shpëtuar edhe jetë kuçovarësh, mes shumë jetëve të tjera nga e gjithë Shqipëria.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tritan Kalo falenderoi Bashkinë e Kuçovës për vlerësimin, duke deklaruar se tashmë ndihet po aq kuçovar sa gjithë kuçovarët e tjerë.

 

“Është kënaqësi të vlerësohet puna e mjekëve sepse nëpërmjet vlerësimit që më bëhet mua i bëhet një vlerësim po aq i madh edhe të gjithë mjekëve dhe kujtdo që kontriubon në shëndetësi për tu kujdesur për shëndetin e njerëzve”, u shpreh ai. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";