Audrey Glover do të jetë shefe e misionit të ODIHR-it që do të monitorojë zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

Misioni pritet të mbërrijë pasnesër dhe do të nisë nga takimet me institucionet që kanë si detyrë përgatitjen e zgjedhjeve si dhe me partitë politike.
Shefja e misionit të odihr Audrey Glover është një figurë e njohur në Shqipëri, pasi ajo ka vëzhguar me parë 4 beteja elektorale në vendin tonë.
Glover ka qenë shefe e misionit të ODIHR në zgjedhjet e vitit 1996, dhe asokohe raporti përfundimtar i odihr u shoqërua me akuza të ashpra nga Sali Berisha.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në 2009 Audrey Glover u caktua sërish në krye të misionit të ODIHR dhe Berisha, asokohe kryeministër, tentoi pa sukses zëvendësimin e saj.
Pas raportit për zgjedhjet e 2009, Berisha ndryshoi qëndrim ndaj zonjës Glover dhe nuk ka pasur më kritika ndaj saj.
Audrey Glover ka qenë shefe e misionit të ODIHR edhe në zgjedhjet e vitit 2015 dhe në zgjedhjet e vitit 2019, të cilat opozita i bojkotoi.