Një qytetar në Krujë pasi ka votuar së bashkë me nënën e tij ka marrë fletët dhe është larguar nga qendra e votimit. Më pas ai ka dëmtuar fletët e votimit dhe i ka hedhur në kosh.

 

Lidhur me këtë akt, policia ka arrestuar qytetarin në fjalë, ndërsa rasti është shënuar në qendren e votimit Votimit 1285/2, KZAZ Nr. 20.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe si rezultat kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasin B. T., i cili pasi ka marrë me vete 2 fletët e votimit (të veten dhe të nënës), ka dalë nga Qendra e Votimit, i ka dëmtuar fletët e votimit dhe i ka hedhur ato në koshin e mbeturinave”, njofton policia. 

 

Rasti është denoncuar në polici nga Komisioni i Qendrës së votimit, ndërsa 44-vjeçari akuzohet për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";