Është ektraduar nga Spanja drejt vendit tonë, Dritan Dedja i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

31-vjeçari është masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë ”, kryer në bashkëpunim gjatë viteve të kaluara.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjarja në të cilën ishte i përfshirë Dedja dërgoi në burg gjatë vitit 2021 edhe ish-drejtuesin e Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqin i cili favorizonte personat e arrestuar për vepra të ndryshme penale kundrejt përfitimit të shumave monetare.

 

Në përgjimet e kryera  në atë kohë nga Prokuroria kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shfaqej edhe i ekstraduari i ditës së sotme i cili siguronte të atin se kishte paguar para për të nxjerrë nga burgu vëllain e tij, të arrestuar më herët për lëndë narkotike.

Përgjimet: 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

D.Dedja: mos e rr…k… tha, nesër shkojnë ato, ditën e mërkurë e ke bobin e ke aty, ke shpaja.
Rr.Dedja: Sigurtë?
D.Dedja: Po, nesër e sigurtë mo, për çar i kërkun ato
Rr.Dedja: Hajt mirë, ia çove krejt ti?
D.Dedja: Krejt, krejt.
Rr. Dedja: Hajt bukur, çao.
D.Dedja: T’gjitha, hajt.

 

Interpol Tirana

Bashkëpunim i pandërprerë me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekstradohet nga Spanja drejt vendit tonë, 31-vjeçari me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë ”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës së Zyrës Qendrore të Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë, u bë arrestimi në Spanjë dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– D. D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë ”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2019, shtetasi R. D. (vëllai i shtetasit D. D.) është arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Pas arrestimit, 31-vjeçari dyshohet se i ka ofruar një shumë parash prokurorit, për ndryshimin e masës së sigurisë për vëllain e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve