Me debate, ironi dhe përplasje po shoqërohet Komisioni Hetimor për Inceneratorët, ku kryeministri Edi Rama është duke dhënë sot dëshminë.

 

Në një moment, Tabaku i kërkoi Ramës të përgjigjet me qetësi për pyetjen nëse janë financuar 100 mijë euro nga buxheti i shtetit për inceneratorët, por kreu i qeverisë i është kthyer me ironi se “u bëre si Ilir Meta me këtë fjalë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesë nga debati:

Jorida Tabaku: Zoti dëshmitar kërkoj ndjesë dhe tani kërkoj që t’i përgjigjeni pyetjes. 100 mln euro janë paguar nga buxheti i shtetit, 50 për djegësin. Dhe diferenca për të tjerët. Kërkoj të vazhdojmë pyetjet.

 

Edi Rama: Ndjesa juaj pranohet përzemërsisht. E kam ndjekur Komisionin me shumë interes. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ju garantoj që do të bashkoj…

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Jorida Tabaku: Teknika të mos ma mbyllë mikrofonin.

 

Edi Rama: 100 mln euro të paguara nga buxheti janë fantazi e juaja. Buxheti ka paguar 30.6 mln për Elbasan dhe për Fierin. Nuk jam i fortë në artimetikë, por nuk po ua lë ju, bëjnë 55.3 mln. Se ku i gjeni 430 nuk i di? Do të qëndroj strikt, nuk do e nis ku e ka origjinën kjo aritmetikë më thoni ju janë 100 mln për Tiranën. Më jepni dokumentin. Habitem pse 100? Bëheni 1 mld. Se jemi përballë Pallatit të Kongresëve. Ajo quhet Original Sin (Mëkati fillestar). Ku e bazon? Më jep bazën?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Jorida Tabaku: Baza e 100 mln euro është thesari i buxhetit të shtetit. A ka mundësi me qetësi?

 

Edi Rama: Se mu bërë si Ilir Meta, futi dhe dashurinë të paktën. Se edhe ai kur kishte stres thoshte me qetësi me dashuri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";