Shërbimi meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore – malore të vendit vranësira kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet e larta të vendit. Në relievet e larta malore të vendit në orët e nxehta të ditës reshje shiu afatshkurtra dhe të izoluara (kryesisht në formën e pikave), ndërsa në mënyrë tepër të izoluar këto reshje në këto zona në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";