Vendi ynë është përfshirë prej disa orësh nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Si pasojë e erës së fortë disa pemë janë rrëzuar në Pyllin e Sodës.
Nndërkohë një pemë shumëvjeçare në zonën pranë rrugës kryesore, ka krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet.
Në Pyllin e Sodës, disa pisha janë rrëzuar nga era duke bllokuar segmentin që të çon në fshatin Zvërnec, ndërsa qarkullimi është vështirësuar deri në ndërhyrjen e strukturave bashkiake.
Ndërkohë, edhe në rrugën e Plazhit të Vjetër, një pemë e madhe ka rrezikuar kalimtarët dhe automjetet. Për pasojë, një krah i rrugës është bllokuar përkohësisht, ndërsa punonjësit po punojnë në terren për heqjen e pemës dhe normalizimin e qarkullimit.
Pavarësisht erërave të forta dhe dëmtimeve në infrastrukturën e gjelbër, situata nga përmbytjet deri tani paraqitet e qetë e nuk janë regjistruar problematika.
