Kapiteneria e Vlorës ka urdhëruar pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

Kjo për shkak të erës së fortë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi 10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era është intensive dhe problematike me shpejtësi 14-24m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë i lartë i forcës 6-8 ballë.

Sipas kapitenerisë së portit Vlorë  vijon normalisht lundrimi për tragetet e linjës me Italinë. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";