Pas stuhisë së një nate më parë, për shumë orë, rruga nacionale Lozhan- Moglicë -Gramsh ka mbetur e bllokuar.
Shkak është bërë rrëshqitja e dherave dhe inerteve duke bërë kështu të pakalueshëm për mjetet aksin nacional pasi situata ka qenë e rëndë në segmente të shumta të kësaj rruge.
Është dashur ndërhyrja e mjeteve të shumta të firmës kontraktore por dhe të Bashkisë së Maliqit për të normalizuar situatën e krijuar.
Burime zyrtare thanë së vetëm mëngjesin e sotëm rruga nacionale nga Lozhani në Gramsh është bërë e kalueshme për të gjitha mjetet.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Kjo rrugë sa herë ka reshje të shumta shiu bëhet problematike për drejtuesit e mjeteve, gjithnjë për të njëjtën arsye, rrëshqitjen e dherave dhe inerteve./vizionplus.tv