Rreshjet intensive të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike kanë krijuar probleme të përkohshme në furnizimin me energji elektrike, kryesisht në zonat rurale të qarkut Lezhë. Sipas informacioneve nga emergjencat civile, disa fshatra janë përballur me ndërprerje të energjisë si pasojë e defekteve në rrjet.

Në Mirditë, prurjet e konsiderueshme të inertëve kanë dëmtuar disa segmente rrugore, por pa shkaktuar bllokime të qarkullimit. Ndërkohë, në aksin Lezhë–Shëngjin është rrëzuar një pemë mbi rrugë, duke dëmtuar edhe linjën elektrike përreth.

Edhe brenda qytetit të Lezhës janë regjistruar probleme në bllokun “11 Janari” ku ka patur prezencë uji në sipërfaqe, një situatë që përsëritet sa herë ka reshje të dendura.

Grupet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve, ndërsa bashkitë kanë angazhuar mjete dhe punonjës për largimin e inertëve dhe normalizimin e trafikut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në digat e Fani­t dhe Ulzës prurjet janë rritur ndjeshëm, por sipas autoriteteve nuk është arritur niveli kritik që kërkon hapjen e portave. Situata vijon të monitorohet në mënyrë të pandërprerë dhe deri më tani nuk raportohet për bllokime apo përmbytje.

Probleme raportohen gjithashtu në qarkun e Fierit.

Për shkak të erës së fortë rreth orës 05 :00 të mëngjesit të sotëm ka patur ndërprerje të energjisë elektrike  në disa zona rurale si, nënstacioni i Poçemit në Mallakastër, fideri i Matkës në Roskovec , në Mbrostar dhe Gorishovë në bashkinë e Fierit. Grupet e punës janë në terren për të bërë të mundur rikthimin e energjisë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";