Në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër vijojnë reshjet e shiut me intensitet kryesisht mesatar dhe herë pas here të lartë.
Bashkia Shkodër :
Në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, puna për zhbllokimin e rruges Theth – Breg Lumi është ndaluar për shkak të errësires.
Efektivet e FA janë tërhequr.
Nesër do të rifilloje puna për rehabilitimin e këtij aksi rrugor.
Bashkia Malësi e Madhe :
Raportohet për një shtyllë të energjisë elektrike të dëmtuar, bazamenti i saj është gërryer si pasojë e reshjeve.
Ndërkohe po punohet për riparimin e shtyllës nga ekipet e OSHEE.
OSHEE Shkodër :
Mungesë energjie elektrike në nënstacionet Koplik, Bajzë, Vukpalaj dhe sub. 35 kV.
Nga strukturat e Mbrojtjes Civile në të gjitha bashkitë e qarkut nuk raportohen problematika të tjera.
