Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Qielli do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të mëngjesit përgjatë vijës bregdetare, me intensitet të ulët. Më pas, reshje të herëpashershme do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë ditës, në zonat e Ultësirës Perëndimore priten periudha me shtrëngata, ku reshjet mund të kenë intensitet mesatar në intervale të caktuara.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindje–veriperëndim, me shpejtësi rreth 8 m/s. Në zonat bregdetare dhe veçanërisht në jugperëndim e në luginat e mesditës, era do të forcohet deri në 16 m/s.

Deti do të paraqitet me valëzim të forcës 2–3 ballë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Temperaturat do të luhaten nga 10°C minimalja deri në 22°C maksimalja.

/vizionplus.tv