Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të territorit. Orët me diell do të jenë dominuese gjatë ditës, ndërsa reshjet do të mungojnë.
Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, por përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të intensifikohet deri në 10 m/s.
Në detin Adriatik dhe Jon, valëzimi pritet të jetë i lehtë deri mesatar, me forcë 1–3 ballë.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të lehtë, ku maksimalja do të arrijë deri në 22°C, ndërsa minimalja do të zbresë deri në 2°C në zonat malore, konkretisht në Bajram Curri.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
/vizionplus.tv
