Për ditën e sotme parashikohet mot me diell e vranësira kalimtare deri në mesditë. Mëtej, këto vranësira do të vijnë drejt dendësimit.

Prej orëve të mesditës, reshjet e shiut do tëpërfshijnë pjesën më të madhe të vendit me intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë e lehtë në juglindje-jugperëndim dhe e vrullshme në bregdet.

Temperaturat minimale do të pësojnë rënie të lehta, ndërsa ato maksimale për shkak të erërave të ngrohta do të pësojnë rritje të lehtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rajoni i Ballkanit do të ketë mot me dendësim vranësirash, të cilat do të pasohen nga reshje shiu hera-herës me shtrëngata në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të tij.  

Sa i përket kontinentit Europian sistemi frontal që ndikon në vendet Skandinave dhe në vendet e ulëta do të sjellë reshje shiu dhe dëbore si dhe temperatura në rënie.